Botë
Shtrëngohen liritë e Hong Kongut, “veto” kineze për hyrje-daljet nga metropoli
30.04.2021 11:34
Kina po shtrëngon gjithmonë e më shumë liritë e Hong Kongut....
Kina po shtrëngon gjithmonë e më shumë liritë e Hong Kongut.
Duke filluar nga 1 gushti, drejtori i emigracionit do të ketë në dorë lëvizjet e pothuajse 10 milionë banorëve të metropolit. Ai do të ketë të drejtën të bllokojë hyrjen dhe daljen nga qyteti i çdo personi, kinez apo jo, pa u justifikuar dhe pa asnjë vendim nga gjykata. Diçka e tillë ndodh në gjithë territorin kinez, por në Hong Kong, ku opozita ndaj autoriteteve kineze është e fortë dhe prej vitesh ka çuar disa herë në protesta masive dhe të dhunshme, po interpretohet si një mjet i fortë presioni ndaj çdo elementi opozitar dhe kufizimit të lirive të lëvizjes.
Autoritetet kineze mohojnë kufizimin e lirive, duke thënë se masa synon bllokimin e klandestinëve. Por kjo qasje nuk është përcaktuar në vendim dhe janë shumë ata që mendojnë se do të përdoret masivisht kundër aktivistëve, por edhe ndaj qindra mijëra kinezëve me pasaportë britanike, ose me statusin special që i mundëson atë nënshtetësi pasi të mbërrijnë në Britaninë e Madhe.
