Portlandi vazhdon me ritmin e fitoreve
Vazhdon të shkëlqejë mrekullia me emrin Portland Blazzers në këtë sezon të NBA.......

Skuadra në fjalë koleksionoi suksesin e 9-të radhazi pasi arriti të fitonte edhe në transfertën e Karolinës së Veriut përballë Charlotte Hornets me këta të fundit që u mposhtën përpara syve të pronarit të tyre Michael Jordan me shifrat 105-97. Vijon në këtë mënyrë forma shumë e dobët e Charlotte që pësoi humbjen e 7-të rresht dhe të 12-tën sezonale.
Më i miri për miqtë rezultoi Wesley Matthews me 28 pikë ndërsa Damian Lillard shtoi 22 pikë të tjera dhe 7 asist.
Në ndeshjet e tjera të Nba spikat suksesi i Cleveland përballë Washington me rezultatin 113-87. Lebron James ishte më i miri për Cavaliers në këtë sfidë me 29 pikë të realizuara, 8 asist dhe 10 rebound.
Nuk ndalet as Golden State që koleksionoi suksesin e 7 rradhazi pasi kaloi në trnasfertë me shifrat 111-96 Orlando Magic. Një fitore me peshë arritën edhe kampionët e San Antonio Spurs që mundën 106-100 Indiana Pacers, ndërsa Memphis Grizzlies i tregoi edhe njëherë tjetër dhëmbët Lakers-ave duke i thyer këta të fundit brenda në Staple Center me rezultatin 99-93.
