Botë
Covid-19, 386.452 raste të reja, 3.498 të vdekur në Indi
30.04.2021 13:32
India sërish theu një rekord të zi ditor me numrin e të sapoinfektuarve me virusin korona...

India sërish theu një rekord të zi ditor me numrin e të sapoinfektuarve me virusin korona, duke vendosur njëkohësisht edhe një rekord të ri botëror. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 386.452 raste të reja, ndërsa kanë vdekur 3.498 persona, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Spitalet janë të mbingarkuara dhe oksigjeni mungon në shumë prej tyre. Mungesa e oksigjenit shkakton rrëmujë dhe zënka para spitaleve.
"Po pres me orë të tëra e edne nuk po mbush dot bocën e oksigjenit.", tha një pacient.
"Përse t’ju lëmë ju të parët, ne kemi që në mëngjes që presim.", tha një pacient.
"Sitata është kritike. Të gjithë kërkojnë të parët të furnizohen me oksigjen, ata nuk mund të presin. Është çështje mbijetese.", tha një mjek.
Në 24 orët e fundit u vaksinuan mbi 294 mijë njerëz, India regjistroi 7,7 milionë raste nga shkurti, kur filloi vala e dytë e pandemisë. Në krahasim me atë numër nga shkurti, Indisë para asaj i duheshin gjashtë muaj që të ketë 7,7 milionë raste. Sipas të dhënave të faqes ëorldmeter, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Indi nga fillimi i pandemisë, është afër 19 milionë.
Në të gjithë botën ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar mbi 150 milionë raste të COVID-19. Pavarësisht zhvillimit të shpejtë të vaksinave të shumta për virusin dhe një numri vendesh që vendosin nën kontroll infeksionet e Covid-19, ka ende qindra mijëra raste të reja çdo ditë. Deri më tani, më shumë se 3.1 milionë njerëz kanë humbur jetën nga virusi korona. shumë vende kanë filluar lehtësimin e masave, por me suhmë kujdes Pasi në ato vende që nxituan të hapeshin, pandemia u rikthye fuqishëm.
