VMRO-DPMNE, të ketë rigjykim për ngjarjet e 27 prillit
Partia opozitare Maqedonase, VMRO-DPMNE...

Partia opozitare Maqedonase, VMRO-DPMNE kërkon rigjykim për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvend. Nëse pushteti po frigohet nga rigjykimi dhe dëshmi të reja pyet opozitarja VMRO-DPMNE, sipas së cilës kur mundeshte të përsëritet gjykimi për rastin Monstra, pse mos të përsëritet gjykimi për ngjarjet e 27 prillit .
"Në një rigjykim për rastin e 27 prillit ,mund të dalin dëshmi të reja të cilat do të hapin një të vërtet dhe një dritare të re .E vërteta është se të dënuarit nuk janë teroristë .Në mënyrë plotësuese për këtë rast u paraqit edhe material audio ,i cili tregon që dëshmitari kryesorë i prokurorisë është seriozisht i kompromituar" - thonë nga VMRO-DPMNE.
LSDM, kjo procedurë ka përfundur dhe ka aktgjykim
Për LSDM sulmi në Kuvend,është punë e kryer dhe tani më ka aktvendim gjyqësorë.Dhunuesit nuk mund të jenë mbrojtës së kushtetutës.
Ata kërcënuan jetën e deputetëve, gazetarëve, shërbimeve të Kuvendit, rrahën deputet që përfundoi në komë, thanë nga LDSM.
”Ajo çka ndodhi më 27 prill ishte prishja e rendit kushtetues. Të gjithë jemi dëshmitarë se çka ndoshi para 4 viteve, se ishtë sulmuar shtëpia e demokracisë dhe për atë kishte procedurë gjyqësore ku për këtë vepër është mbaruar më. Gjykata është ajo që vendos nëse ata janë terorsitë, dhunues etj. Për ata tani më është vendosur dhe ajo është procedurë e përfunduar e gjyqësorit” – tha Daniella Markovska nga LSDM.
Çështjen për mundësinë e hapjes së rastit për ngjarjet e 27 prillit ka komentuar edhe kryetari i shtetit Pendarovski.
Presidenti thotë se nuk e ka ndërmend ti falë të dënuarit por thekson se nëse dikush ka dëshmi të reja që mund në mënyrë thelbësore të ndikojnë mbi rezultatin e procedurës, është e nevojshme ti shfrytëzojnë mjetet e jashtëzakonshme juridike.
Ai bëri thirje të mos politizohet procedura dhe ngjarjes të mos ti jepen kualifikime poltike. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
