Maqedoni
Ligji për shtetësi, ASH-AAA presin përgjigje nga Zaevi
30.04.2021 15:45
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa presin përgjigje nga kryeministri Zoran Zaev...

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa presin përgjigje nga kryeministri Zoran Zaev rreth tekstit fillestar të projekt ligjit për shtetësi, të cilin ia kanë dorëzuar. Konsiderojnë se drafti ofron zgjidhje të mirë për këtë problematikë, por janë të gatshëm të diskutojnë propozimet e argumentuara të palës tjetër. Për këtë presin që të caktohet takimi i rradhës për të dakorduar versionin final të tekstit të propozim ligjit, i cili si i tillë do të futet në procedurë parlamentare.
“Nuk kemi bërë ndryshime dhe nuk mendojmë se duhet bërë ndryshime mirëpo nëse ka ndonjë argument lidhur me kriteret që kemi caktuar rreth vërtetësisë së qytetarëve për jetesë në Maqedoni në kohën e ish Jugosllavisë atëherë ka hapësirë për diskutim por sidoqoftë është një hap i mirë dhe një mundësi e mirë për të gjithë ata që gjatë kohë kanë mbet pa nënshtetësi.”, tha Bujare Abazi nga koalicioni ASH-AAA.
Dhuna e 27 prillit në Kuvend, ASH-AAA: Deklarata e Pendarovskit, skandaloze
ASH dhe Alternativa dënuan qëndrimin e presidentit Stevo Pendarovski se personat që dhunuan Kuvendin e Republikës më 27 prillit të vitit 2017, nuk janë terroristë.
“Mendoj se është skandal për arsye se z.Penadarovski duheshte të kërkojë që prapa grilave të jenë edhe ata që organizuan ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017. Pendarovski nuk kishte asnjë deklaratë lidhur me rigjykimin e rastit “Monstra”, kur më herët kishim deklaratë të kryeministrit Zaev se njerëz të pafajshëm janë në burgje dhe pastaj rigjykimi vërtetoi dhe vulosi të njëjta dënime.”, tha Abazi.
Ash AAA e cilësoi si skandaloze deklaratën e tillë të presidentit
SHPËTIM NUREDINI
