FIFA rangimi: Maqedonia humb katër, Shqipëria dy pozita

27.11.2014 14:43

Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë, edhe njëherë nuk është pozicionuar në mesin e 100 kombëtareve më të mira botërore, në rang listën e shpallur sot nga FIFA........

Shtëpia numër një e futbollit, në bazë të rezultateve të muajit të fundit dhe pas humbjes nga Sllovakia në shtëpi me 2-0, pozicionoi në vendin e 103-të Maqedoninë, që tani ka gjithsej 340 pikë dhe është me plasman për katër pozita më të dobët se sa në rangimin e kaluar.

Edhe Shqipëria ka regjistruar ngecje në plasmanin për muajin nëntor, pasi në dy takimet miqësore të zhvilluara 30 ditët e fundit, me Francën luajti baraz, ndërsa humbi nga Italia.

Megjithatë “Kuqezinjët” e Xhani De Biasit vazhdojnë të jenë lartë në rangimin e FIFA-s dhe tani janë në vendin e 50-të, ndërsa muajin e kaluar ishin të 48-it.

Sa I përket kreut, aty edhe më tutje të pakompromis janë kampionët botëror, futbollistët e Gjermanisë, që prijnë para Argjentinës dhe Kolumbisë. Më pas, në Top 10 janë rradhitur edhe Belgjika, Hollanda, Brazili, Portugalia, franca, Spanja dhe Uruguaji. (Mustafa Ademi, TVM2)