Spitalet Covid, ulet numri i të hospitalizuarve në vend
30.04.2021 16:01
Në 24 orët e fundit, gjithsej 692 pacientë...

Në 24 orët e fundit, gjithsej 692 pacientë janë trajtuar në qendrën kovid në të gjithë vendin, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në spitalin e Manastirit janë 97 pacientë, në Veles 83, në Kumanovë 80, në Ohër 75, në Prilep dhe Strumicë 68, në Shkup 59 , në Shtip 58 , në Tetovë 35 në Kavadarc 30 dhe, në Kërçovë 25, në Gostivar dhe Koçan nga 23, në Strugë 15 dhe në Gjevgjeli-12 pacientë.
Në spitalet në të gjithë vendin , aktualisht janë të shtruar 1165 pacientë pozitivë ndaj Covid 19. Aktualisht ka rreth 670 shtretër të zbrazët në qendrat kovid.
