Shqipëri, PS mbledh firmat kundër presidentit Meta

30.04.2021 16:27

Grupi parlamentar socialist ka nisur mbledhjen e firmave....

Grupi parlamentar socialist ka nisur mbledhjen e firmave për të mbështetur propozimin e shkarkimit të presidentit të Shqipërisë , Ilir Meta.

Një mesazhi sipas Top-Channel,  ka mbërritur tek të gjithë deputetët e grupit parlamentar socialist ku thuhet.

“Bazuar në disa shkelje të rënda te Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesinë e Grupit Parlamentar kemi vendosur të iniciojmë procedurën e shkarkimit të Presidentit të Republikës”.

Ky zhvillim vjen një ditë më pas nga deklarimi i kryeministrit, Edi Rama se me Ilir Metën do të merret parlamenti Shqipërisë tashmë që sipas tij,  populli e dënoi.

Meta: Të hetohen të gjitha fletët e pavlefshme

Presidenti Ilir Meta u shfaq aspak i shqetësuar nga ajo çfarë deklaroi një ditë më parë Edi Rama dhe mbledhja e firmave të socialistëve, duke e theksuar se nuk ka ndërmend të dorëhiqet siç edhe tha përpara 25 prillit. Ai edhe sot këmbënguli të hetohen

“Rezultati vazhdon dhe i ka të gjitha mundësitë të jetë vetëm paraprak, ende nuk ka përfunduar dhe procesi i ankimit nuk ka nisur akoma. Në radhë të parë dua të falënderoj qytetarët e Shqipërisë që pavarësisht çfarë ndodhi iu përgjigjën thirrjes së presidentit, morën pjesë 74% të paktën. Duhet të mos preket asnjë kuti apo fletë votimi, të numërohet gjithçka se pamjet filmike janë atje, është shumë e lehtë për të bërë ekspertizën nëse i ka bërë ajo dorë apo e sovranit, komisionerit, sekserit. U bëj thirrje të gjithë forcave të përqendrohen për të numëruar dhe rinumëruar deri në fund çdo votë që është hedhur nga qytetarët. Çdo krim zgjedhor e rëndon shumë pozitën e atyre që kanë ndodhur. Partitë të mos merren me analiza por t’i shërbejnë mbarëvajtjes së procesit. KQZ, Gjykata Kushtetuese të jenë në gatishmëri të gjithë këtij procesi, asgjë nuk na nxiton është shumë e rëndësishme administrimi me transparencë. Të kenë çdo lloj bashkëpunimi që kanë pasur deri më sot, të përqendrohen, të behet një hetim i fletëve të pavlefshme” – tha Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.