Tetovë, shpërthen bombolë në një banesë, s”ka të lënduar
Bombola e gazit ka qenë shkaku i shpërthimit...

Bombola e gazit ka qenë shkaku i shpërthimit të zjarrit në një objekt banimi në katin e pestë, në Bulevardin “Iliria” në Tetovë. Zjarri ka shpërthyer rreth orës 7 e 50 minuta, ndërsa vetëm disa minuta më vonë kanë arritur edhe zjarrfikësit me dy makina dhe tetë zjarrfikës të cilët për një periudhë të shkurtër, kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin duke parandaluar përhapjen e tij nëpër banesat tjera.
Nga NJTKZ-Tetovë thoën se për fatë të mir nga ky shpërthim nuk ka pasur të lënduar nga banorët e ndërtesës e as nga zjarrfiksit.
“Gjithnjë prioritet yni është shpëtimi i njerëzve pra bëmë evakuimin e banorëve të asaj ndërtese dhe një ekip që lëshoi linja pra pesë tube apo zorrë që sa më shpejt zjarrin ta fusim nën kontroll që flaka të mos përhapet në banesat tjera dhe futën nën kontroll shumë shpejt zjarrin. Për fat të mirë as nga zjarrfikësit dhe as nga banorët e banesës dhe banorët që jetojnë në ndërtesë nuk kishte të lënduar. Nxorëm nga aty dy bombola gazi, njëra që ishte më e madhe e kishte zorrën të djegur” – tha Uka Aliti, Komandant në NJTKZ Tetovë.
Në vendngjarje kanë dalë pjesëtarë të Sektorit për punë të brendshme të Tetovës, të cilët konstatojnë shkaqet e zjarrit dhe dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri. (Visar Sadiki, TVM2)
