ASH-AA: Jahiu të dënohet për keqpërdorim të fondeve IPA
Koalicioni ASH-AA kërkojnë nga organet e drejtësisë....

Koalicioni ASH-AA kërkojnë nga organet e drejtësisë që të gjykohet dhe të dënohet për korrupsion Jahi Jahiu, ish sekretar në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Sipas ASh-së Jahiu ka marrë rryshfet prej 38 mijë eurove për fonde IPA, dhe tani shteti duhet ti kthejë 1.2 milion eurot që ka marrë Maqedonia e Veriut si ndihmë nga BE-ja.
“Hajnia dhe korrupsioni i funskionarëve të BDI-së tashmë i njohur edhe në Bashkimin Evropian. Rasti “Jahi Jahiu”, ish sekretari shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, dhe funksionar i BDI-së, para dy viteve u arrestua për mitmarrje prej 38.000 eurove dhe më pas u la i lirë në rrethana të dyshimta. Pas hetimeve të përfunduara, sipas ligjeve të BE-së, shteti ynë duhet t’i kthejë të gjitha paratë aq sa ishte edhe granti i ndarë në vlerë prej 1.2 milion euro.” – u shpreh Bujare Abazi nga ASH.
