Ohri si destinacion turistik më i preferuar se Struga
Të dy qytetet, Struga dhe Ohri...

Të dy qytetet, Struga dhe Ohri, ndajnë Liqenin e bukur të Ohrit, të dyja janë të pasura me bukuri natyrore, kulturore dhe historike. Edhe pse Struga është nga qytetet e pakta në dy ujëra, Ohri mbetet më i preferuari nga turistët, sidomos nga atë të huaj.
Të dhënat zyrtare nga Zyra e Statistikave të Shtetit për lëvizjet turistike në dy vendbanimet tregojnë se Ohri është shumë më tepër i vizituar se Struga.
“Me kalimin e viteve, gjithmonë ka pasur më pak interes për Strugën, nuk do të thotë që promovimi nuk është aq i përqendruar në Strugë, por unë mendoj se kur kemi dy destinacione voluminozë pranë njëri-tjetrit, njëri të jetë gjithmonë më pak të vizituar se tjetri. Fokusi është në Ohër dhe mund të konkludojmë se përqendrimi më i madh i turistëve holandezë është në Ohër, edhe përkundër faktit se Struga është shumë afër nesh.”,- tha drejtori i Agjencia për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit, Ljupço Janevski.
Në vitin 2019, Ohrin e vizituan rreth 320 mijë turistë, ndërsa Strugën vizituan rreth 106 mijë turistë. Sa i përket qëndrimit të realizuar gjatë natës, në Ohër kishte mbi një milion e 100 mijë, ndërsa në Strugë kishte rreth 400 mijë qëndrime të realizuara gjatë natës.
Edhe nga turistët jashtë vendit, Ohri ka 3 herë më shumë turistë të huaj se sa Struga.
Agjencia e Turizmit: Duhet më shumë promovim për Strugën
Agjencia e Turizmit thotë se Struga duhet të punojë për promovim më të madh turistik.
"Unë pres që komuna e Strugës do të investojë edhe më shumë në atraksionet, në atraksione të reja të vetë komunës, gjithashtu do të ofrojë organizime të caktuara me të cilat do të përgatitet mjaft solide dhe do të jetë më afër qytetit të Ohrit.",- u shpreh drejtori i Agjencia për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit, Ljupço Janevski.
Ohri gjithashtu vizitohet shumë edhe nga mysafirët vendas, sidomos nga qytetet e Maqedonisë lindore, ndërsa Struga tërheq më shumë mysafirët vendas nga Maqedonia e Veriut dhe Perëndimore. (Ilmije Zhaku, TVM2)
