Stuhi në Kinë, 11 të vdekur e 102 të lënduar
01.05.2021 14:42
Të paktën 11 persona kanë vdekur...

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 102 janë plagosur si pasojë e një stuhie që ka goditur natën e kaluar Kinën lindore. Viktimat kanë vdekur qoftë nga era e madhe që i ka hedhur në Lumin Yangtze, apo janë goditur nga drunjtë që janë rrëzuar në tokë.
Njëmbëdhjetë persona tjerë kanë qenë në një anije të peshkatarëve. Dy prej tyre kanë shpëtuar, mirëpo nëntë të tjerë janë ende të zhdukur.
Mediat lokale kanë raportuar se gurë të mëdhenj kanë rënë nga qyteti bregdetar Nantong, qytet në juglindje të Kinës me tetë milionë banorë. Më shumë se 3,000 banorë janë detyruar të evakuohen, si pasojë e stuhisë.
