Besimi: Evropa e mangët pa Ballkanin

27.11.2014 12:46

Në Strasburg, u mbajt mbledhja e 12-të e Komitetit të Përzier Parlamentar, Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, në të cilin mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi......

Ai, në fjalën e tij potencoi se politika e zgjerimit është e një rëndësie të veçantë si për Maqedoninë ashtu edhe për Bashkimin Evropian dhe se procesi i bashkimit të kontinentit evropian nuk do të përfundojë pa integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se me interes të përbashkët është përfundimi i suksesshëm i këtij procesi.

Me këtë rast, Besimi i informoi anëtarët e Komitetit të Përzier për reformat në vend, shkallën e realizimit të Agjendës së BE-së dhe rezultatet e arritura.