Kosovë, 5 të vdekur dhe 187 të infektuar

01.05.2021 18:33

Në Kosovë dhe Shqipëri ditëve të fundit....

Në Kosovë dhe Shqipëri ditëve të fundit, situata epidemiologjike ka shkuar drejt stabilizimit. Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë 5 persona, ndërsa janë evidentuar edhe 187 raste të reja nga 2944 teste të kryera, ndërsa 456 persona janë shëruar. Numri i rasteve aktive në Kosovë është 8 mijë e 567 persona.

Shqipëri, 2 të vdekur e 100 të infektuar

Në Shqipëri nga 2962 testime, kanë rezultuar pozitivë 100 qytetarë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, derisa dy persona e kanë humbur jetën.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.