Afganistan, fillon tërheqja e trupave amerikanë dhe të NATO-s

01.05.2021 18:51

Ka nisur tërheqja zyrtare e trupave amerikane....

Ka nisur tërheqja zyrtare e trupave amerikane dhe atyre të NATO-s, ndërsa i gjithë procesi do të përfundojë më 11 shtator. Pas prezencës së forcave ndërkombëtare për gati 20 vjet, ato janë duke lënë Afganistanin me një të ardhme të paqartë, ndërkohë që rriten sulmet e kryengritësve talibanë.

Pothuajse 10,000 ushtarë të NATO-s, përfshirë 2,500 ushtarë amerikanë dhe rreth 1,100 nga Gjermania, pritet të largohen nga Afganistani deri më 11 shtator. Por talibanët kanë thënë se tërheqja e trupave po ndodh shumë vonë.

“Pajtueshmëria e arritur më 1 maj ka kaluar”, kanë thënë talibanët përmes një deklarate në gjuhën angleze.

“Kjo shkelje e parimeve ka hapur rrugën për talibanët që të marrin secilin kundërveprim që e konsiderojnë të nevojshëm kundër forcave pushtuese”, është thënë mes tjerash në deklaratë.