Maqedoni
Arrestohet një person në Tetovë për shkak të tregtisë me lëndë narkotike
02.05.2021 13:23
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se pas mesnate ka arrestuar dilerin e heroinës në Tetovë.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se pas mesnate ka arrestuar dilerin e heroinës në Tetovë.
“Më 02.05.2021 në ora 01.10 nga ana e zyrtarëve policorë në Stacionin Policor në Tetovë, është arrestuar G.H.(34) nga Tetova, te i cili është gjetur heroinë.
Pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër G.H. do të parashtrohet kallëzim penal përkatës”, thuhet në njoftim.
