Botë

Covid-19, Indi: Shënohet rekord viktimash, Franca i dërgon oksigjen dhe ndihma tjera Indisë

02.05.2021 14:15

India ka shënuar një tjetër rekord negativ për sa u përket viktimave të shkaktuara nga Covid-19...

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3,689 viktima. India shënoi edhe rekordin botëror me infektime, ku vetëm brenda një ditë janë infektuar mbi 400 mijë persona.
 
Gjendja ka dal jasht kontrolli, spitalet janë stërmbushur, nuk ka shtretër të lirë dhe as oksigjen të mjaftueshëm, me këtë rast Franca i ka nisur oksigjen dhe ndihma tjera mjekësore Indisë, e cila po përballet me një shpërthim katastrofik të mutacionit të dyfishtë të koronavirusit.
 
"Kjo është gjëja më e bukur. Kjo tregon solidaritetin nga shumë francezë. Ekziston vetëm një zgjidhje për të luftuar virusin: solidariteti dhe bashkëpunimi. Ne kemi vendosur ti ndihmojmë Indisë sepse gjendja ka dal jasht kontrolli”, u shpreh ministri i jashtëm i Francës, Jean-Baptiste Lemoyne.
 
India ka regjistruar më shumë se 19 milion raste të koronavirusit – i dyti vend pas SHBA.
 
ShBA: 103 milion qytetarëve amerikan janë vaksinuar, 8% e të vaksinuarve anashkalojnë dozën e dytë 
 
Pavarsisht se SHBA- kryeson në list, numri i rasteve ditore të infektimeve ka rënë me 16%, kjo vjen si rezultat i 103 milion qytetarëve amerikan që  janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës kundër Covid.
 
Sipas të dhënave të publikuar nga autoritetet, 44% e qytetarëve kanë marrë të paktën një doze, tetë përqind e të vaksinuarve anashkalojnë dozën e dytë të vaksinës.
 
Beteja me virusin vazhdon deri në imunizimin e tufës. Deri më tani, në të gjithë botën nga COVID-19 kanë humbur jetën mbi 3milion persona. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU