Maqedoni

Projekti për autobuzët e shpejtë, Ismaili: Shumë i nevojshëm, punojmë për detajet, punojmë për modernizimin e transportit urban

02.05.2021 15:30

Projekti i autobuzëve të shpejta, në vlerë prej 70 milion eurove është projekt i cili më së shumti i nevojitet kryqytetit...

Projekti i autobuzëve të shpejta, në vlerë prej 70 milion eurove është projekt i cili më së shumti i nevojitet kryqytetit, i njëjtiështë i realizueshëm dhe do të jetë fitimprurës për të gjithë. Kështu vlerësoi zv/drejtori i NPQ-së Blerim Ismaili në “Intervistën e Javës” në TVM2.
 
Parat në vlerë prej 70 milion eurove janë të siguruara nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Po punohet në përfundimin e disa detajeve tjera të projektit ideor dhe më pas do të vendoset për rolin e saktë të NPQ-së për autobusat e shpejta, tha Ismaili.
 
“Tani procesi vijon kështu, dokumentacioni është në fund siç thash punohet në disa detaje të fundit të cilat nuk mund ti themë për shkak se mund të ndrishohet në ditët në vijmë. Parashikohet që të ndërtohen dy koridore. Koridori i parë do të jetë prej lagjes Gjorce Petrov deri në Lisice e Re me gjatë prej 13, ndërsa koridori i dytë do ta përfshijë pjesa Shkup Veri edhe  qytetarët e asaj ane sepse kanë pohuar se për momentin nuk është i kyçur si duhet ajo pjesë në rrjetin e transportit publik dhe ne japim maksimumin që të kyçen edhe ata njerëz”, u shpreh zv/drejtori i NPQ- Shkup, Blerim Ismail.
 
Autobuzët e shpejta do të qarkullojnë në korsi të veçanta në mes të bulevardeve prej lagjës Gjorce Petrov deri në Lisiçe të Re,  Kisela Vodë dhe Shkup Veri. 
 
Punime ndërtimore do të ketë edhe tek ura “Kombet e Bashkuara në Vllae, ndërsa planifikohet të  ndërtohen edhe shumë stacione dhe mbikalime tjera të veçanta ku qytetarët do të mund të zbresin dhe të kalojnë në anën tjetër të rrugës.Plani është që në vendet ku kalojnë autobusat e shpejta, të mos qarkulojnë autobusat e transportit publik, potencon Ismaili.
 
E derisa ky projekt të bëhet realitet, NPQ punon për modernizimin e transportit aktual urban. 
 
“33 autobusat tëri që i siguruam janë hapi i parë drejtë modernizimit, hapi dytë ose vizioni i afatëgjatë i NPQ-së dhe i Qytetit të Shkupit është që të modernizojmë tërë parkun vozitës. Çfarë nënëkupton modenrizimin digjitalizimi i plotë i NPQ-së që do të thotë se planifikojmë hap pas hapi ti zëvendesojmë të gjitha autobusat e vjetra me të reja ashtu siç i ka hija qyteti”, theksoi Ismaili.
 
Përveç kësaj  në NPQ aktualisht po vijon edhe vaksinimi i shofereve për covid, dhe shpreson se pas kësaj NPQ do të kthehen në normalitet dhe do të mund realizojë edhe punësimet e parashikuara për këtë vit. 
 
REXHEP QAMILI