Maqedoni

Besimtarët ortodoks festojnë pashkët, qytetarët urojnë shëndet për të gjithë

02.05.2021 15:49

Qytetarët e përkatësisë fetare ortodokse sonte kremtojnë festën më të madhe fetare Pashkët, apo ringjalljen e Krishtit...

Qytetarët e përkatësisë fetare ortodokse sonte kremtojnë festën më të madhe fetare Pashkët, apo ringjalljen e Krishtit. Kishat në mbarë vendin u mbushën përplot me nejrëz të cilët dëgjonin liturgjinë për pashkët. Z.z Stefan me këtë rast tha se maqedonasit  u treguan si popull që do Krishtin dhe Zotin.
 
"Për festën e pashkëve edhe përskaj pranisë së pandemisë ne i gëzohemi lajmit më të hareshëm, lajmit për ringjalljen e Krishtit. Duke festuar të mos i harrojmë ata që janë të sëmurë, ata që kujdesen për ta dhe shpirtrat e atyre që  humbën jetën nga sëmundja e rrezikshme që është e pranishme gati më dy vjet", u shpreh kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z  Stefan.
 
Me maska dhe distancë gjatë mbajtjes së liturgjisë së  pashkëve sot në kishën qendrore u respketuan masat për mbrotje nga pandemia. Shëndet dashuri dhe unitet për të gjithë dëshiruan besimtarët.
 
"Shëndet për të gjithë dhe urime festën".
 
"Të gjithve iu uroj shëndet, fillimisht shëndet e pastaj cdo gjë tjetër".
 
"Sot mendoj se edhe Zoti do të ndihmojë të jep fuqi, gëzim, paqë dhe poashtu shëndet për të gjithë njerëzit në rruzullin tokësor", u shprehen qytetaret.
 
Ndërkohë Arkipeshkvi i Ohrit Sasho elaboroi edhe për ndyrshimet e sistemit arsimor.
 
"Në arsim në formë të disa reformave të çuditshme nga të cilat është përjashtuar opinioni objektiv është pranuar ndryshimi i identitetit tonë historik, kulturor dhe shpirtëror. Në këtë mënyrë është dëmtuar jo vetëm e tashmja por edhe e ardhmja, sepse fëmijët po orientohen drejt vlerave joadekuate dhe të huaja të cilat janë në kundërshtim me pikpamjet e prindërve të tyre . Në shoqërinë e hapur për të gjithë nuk ka vend për etikën dhe vlerën morale të religjoneve , nuk ka vend për përvojën e kishës, nuk ka vend për Zotin", theksoi prifti Sasho Nikollovski. 
 
Ringjallja e Krishtit në mesnatë u shpall në të gjitha tempujt e kishës ortodokse maqedonase. Besimtarët ortodoks me shprehjen Krishti u ringjall me të vërtetë u ringjall, e pritën festën më të madhe ortodokse pashkët. 
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI