Covid 19: 1102 pacientë të hospitalizuar, ulet numri i të infektuarve
1102 pacientë pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus po trajtohen në repartet infektive të kryeqytetit...

1102 pacientë pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus po trajtohen në repartet infektive të kryeqytetit dhe në spitalet e vendit dhe ka rreth 740 shtretër të lirë në kovid qendrat, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e kaluara në kovid qendrat në spitalet në mbarë vendin është raportuar se trajtohen 637 pacientë pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus.
Në 24 orët e kaluara në kovid qendrat në Shkup janë hospitalizuar 28 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga virusi korona. Gjithsej 465 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 mjekohen në repartet infektive në kryeqytet.
Në 24 orët e fundit në klinikat interne dhe kirurgjike ka pasur gjashtë të pranuar. Pas masave kufizuese po zvogëlohet numri i rasteve të reja me Covid-19.
Poashtu gjithsej 200.000 vaksinash kineze, të cilat mbërritën dje, do të shpërndahen në sallën Boris Trajkovski dhe në Kumanovë, Shtip, Kavadar, Tetovë, Ohër dhe Manastir më së voni deri të hënën, pas së cilës do të fillojë vaksinimi masiv i popullatës të martën.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi të premten se sasi të të mëdha të vaksinave priten së shpejti, 600.000 vaksina të tjera nga Kina dhe 26.000 nga Pfizer.
Ai pret që të ketë një përqindje të lartë të popullsisë së vaksinuar deri në fillim të verës dhe ndryshim të plotë në gjendjen epidemiologjike.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
