Maqedoni

Vizitat diplomatike në vijim, Osmani: Aktualizojmë procesin euro-integrues të vendit

02.05.2021 16:31

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani nga dita e nesërme fillon turnin e ri diplomatik në Berlin...

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani nga dita e nesërme fillon turnin e ri diplomatik në Berlin, Kopenhagë dhe Stokhol ku do të takohet me homolog dhe zyrtarë evropianku do të diskutojë për dosjet evropiane të vendit para vendeve anëtare në BE, si: vendimi i vtit të kaluar për fillimin e bisedimeve dhe mundësitë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
 
"Janë paraparë  takime me homologët e mi, ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Danimarkës dhe Suedisë. Hajko Mass, Jepe Kofod, Al Linde. Gjithashtu axhenda është e plotë dhe me takime tjera të rëndësishme. Në tavolinëështë e ardhmja  evropiane e vendit. Synimet janë të qarta. Krijimi i parakushteve për implementimin e vendimit të marsit të vitit të kaluar për fillimin e bisedimeve, miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare", u shpreh ministri Bujar Osmani.
 
Turni diplomatik i Osmanit vijon në periudhën e aktivitetit diplomatik të përforcuar, në kontekst të integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut.
 
Por si duket data për fillimine bisedimeve po pengohet edhe më tej nga fqiu lindor për shkak të pamundësisë së Bullgarisë për të formuar qeverinë e re pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën muajin e kaluar.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU