Maqedoni
3 maj, dita botërore e lirisë së mediave, ShGM: Reforma të blokuara, mungesë e drejtësisë
02.05.2021 17:17
3 maj, dita botërore e Lirisë së Mediave ,e gjenë Maqedoninë e Veriut me ngecje të demokracisë në media...

3 maj, dita botërore e Lirisë së Mediave ,e gjenë Maqedoninë e Veriut me ngecje të demokracisë në media, me tendencë për rritjen e mjeteve finansiare publike në media, reforma të bllokuara për media si dhe me mungesë të drejtësisë për gazetarët.
Kështu shprehet Kryetari I SHGM-së Mladen Çadikovski ,i cili porositi që ti lihen mediat që në mënyrë të barabartë të luftojnë në treg. Intervenime si ajo e vitit 2009 ku shteti në mënyrë dramatike ndërhyri në tregun me fushatat mediatike dhe me parat publike mund të rezultojë me raport të përhershëm klientalist mes pronarëve të mediave dhe shtetit.
Çadikovski alarmon në vendimet gjyqësore dhe paditë e refuzuara të gazetarëve për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit,ndërkaq vitin e kaluar njofton se vetëm një rast për sulm ndaj gazetarëve është zgjidhur nga gjithsej 16 raste.
"Kërkojmë nga Qeveria formimin urgjent të fondit për projekte me interes publik me çka do të mbështetet cilësia në gazetari,storjet hulumtuese dhe analitike ,storiet nga karakteri lokal dhe rajonal.Pa vonesë kërkojmë ndryshime në Kodin Penal ,me çka sulmet mbi gazetarët do të vlersohen si sulme ndaj personave zyrtar .Sa i përket 27 prillit kërkojmë nga Gjykata e Apelit që ti shqyrtojë vendimet e gjykatave në shkallë të parë për shkak të hedhjes posht të padive të gazetarëve", u shpreh kryetari I ShGM-së, Mlladen Çadikovski.
Sa i përket reformave mediatike, Çadkovski apeloi deri tek partite politike nga opozita dhe pushteti që në procesin e zgjedhjes së antarëve të ri të Këshillave të RTVM-së dhe Agjensisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele të udhëhiqen sipas parimeve profesionale dhe jo nga parimi i mbështetjes partiake.
FLORIE BELULI KAMBERI
