Maqedoni

Pendarovski uron Pashkët: Deri në fund të imunizimit të jemi të përgjegjshëm

02.05.2021 17:40

Krerët më të lartë shtetëror kanë uruar Pashkët. Në këtë ditë feste të shpërndajmë dashuri dhe mendimin e mirë...

Krerët më të lartë shtetëror kanë uruar Pashkët. Në këtë ditë feste të shpërndajmë dashuri dhe mendimin e mirë dhe ti gëzohemi jetës, thuhet në urimin e presidentit të vendit Stevo Pendarovski. 
 
“Pas më shumë se një viti jetesë në pandemi e cila ka rrezikuar shëndetin dhe ka nxitur shkatërrim ekonomik, po shihet fund i golgotës me të cilën ballafaqohet gjithë njerëzimi. Deri në përfundimin e imunizimit të jemi të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm”, thuhet në urimin e presidentit Pendarovski.
 
Zaev: Pashkët, mundësi për të refkeltuar për të mirë 
 
Kryeministri Zoran Zaev thekson se në kohën kur e gjithë bota po kalon nëpër sfida të vështira të shkaktuara nga virusi korona, festa e Pashkëve është ajo që na kujton nevojën për të reflektuar për të mirë. 
 
“Në modernizimin tonë të ndryshuar, mësuam se ditët e Pashkëve janë mundësi për tu kthyer drejt vetvetes, drejt më të afërmve tonë, të krijojmë vepra të mira, të tregojmë solidaritet, respekt dhje mirëkuptim ndaj njëri tjetrit”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
 
Xhaferi: Festa të forcojë besimin dhe shpresën
 
Në emër personal, por edhe në emër të deputetëve, festën e uroi edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi. Sipas kryeparlamentarit, festat e mëdha gjithmonë janë mundësi e mirë për të kujtuar punët që me të vërtetë e kënaqin shpirtin dhe  forcojnë besimin dhe shpresën për ti tjekaluar sfidat. 
 
“Festa le të sjellë shpresë dhe besim të ri, të fuqishëm, për tejkalimin e pandemisë, rikuperimin e ekonomisë dhe shëndetin kolektiv të gjithë qytetarëve tanë. Të mbajmë mend se shëndeti është ndër ato vlera të jetës që janë me rëndësi më të madhe, që janë të pazëvendësueshme dhe universale për të gjithë ne, pa marrë parasysh dallimet që na karakterizojnë”, theksoi kryeparlamentari Talat Xhaferi. 
 
Mickovski: Përskaj festës, ndjejmë edhe hidhërim
 
Për liderin e opozitës festa e pashkëve përskaj   gëzimit festiv, na mbyt edhe hidhërimi, me krizën që po përballet vendi. 
 
"Ne duhet t’i ndryshojmë gjërat së bashku, përpara se shteti të bjerë më thellë në humnerën e paaftësisë, krimit dhe depersonalizimit. Ne do të sjellim një të ardhme. Le të mos lejojmë edhe një Pashkë tjetër të kalojmë në aksidente. A është e mundur? Sigurisht po. Dhe së bashku jemi më të fortë dhe më të aftë", u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
 
Festën e Pashkëve besimtarëve ortodoks ja uroi edhe ambasadorja e SHBA- ve në Shkup Kejt Meri Brns. Autoritetet apelojnë qytetarët që të festojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe të respektojnë masat për mbrojtje ndaj virusit. 
 
ERSAN PAJAZITI