Maqedoni
Likovë: Shënohet dita e shpalljes së zonës së lirë në 2001, në Sllupçan vihet gurthemeli i monumentit
02.05.2021 18:03
Në 20 vjetorin e fillimit të luftës në rajonin e Karadakut të Likovës, kur UÇK shpalli zonë të lirë...

Në 20 vjetorin e fillimit të luftës në rajonin e Karadakut të Likovës, kur UÇK shpalli zonë të lirë, sot në Sllupçan qëndroi Ali Ahmeti, i shoqëruar nga ministra e deputetë, ku u mbajt një manifestim, me rastin e vënies së gurthemelit të Monumentit madhështor për nder të dëshmorëve të rënë.
“Kjo dalje në skenë e “UÇK” ishte si rezultat i shterrjes së të gjitha mundësive paqësore për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në RMV. Në pranverën e vitit 2001 njësitet e para të “UÇK” zbresin në rrafshin e karadakut dhe filluan organizimin e strukturave ushtarake në kuadër të brigades ”113 Ismet Jashari - Kumanova”, më 2 Maj të 2001 mu këtu mbi këtë fshat u dha urdhëri historik Shpalljen e zones së lirë”, tha Shahini.
"Sot është një ditë e veçantë që duhet ti përkujtojmë të gjithë të rënët nga drejtuesit e Ushtrisë, deri tek ushtarët më të ri . Dhe ky monument, që sot po vëmë gurthemel, po ngritet në përkujtim të historisë më të ndritshme të këtij vëndi e të kësaj zone . Po ngritet përjetësisht për ti kujtuar ata , sepse gjaku i tyre ishte dritë për ne e për popull Ky monument ngritet në përkujtim të nënave të gjithë Komunës së Likovës, të grave, motrave . Kemi arritur mjaft, por akoma para nesh ka edhe shumë punë për të bërë. Përpjekjet, angazhimi ynë kurrë nuk do të ndalet për jetësimin e idealeve, për gjeneratat të tëra , që kanë sakrifikuar për ditë më të mira, më të bardha", u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ahmeti gjithashtu inkurajoi kryetarin e Komunës dhe të gjithë të kyçurit në ngritjen e këtij Monumenti, që i njejti të përurohet në Ditën e Flamurit.
"Për komunën e Likovës sot është një ditë dhimbje, por edhe krenarie për arsye se në këtë vend është derdhur shumë gjakë për të arritur deri këtu ku jemi të gjithë bashkarisht andaj duhet të jemi të unifikuar për të mirën e popullit në përgjithësi.”, tha Arifi.
Po, sot, kur po shënohet edhe Dita e Komunës, nga fshati Vaksincë e deri në Nikushtak u bënë homazhe në të gjitha varrezat e dëshmorëve të rënë 20 vjet më parë, në altarin e lirisë.
FATLUM AQIFI
