Zgjidhet problemi i ngrohjes në shkollat e Kërçovës
Qeveria, në seancën e djeshme ka sjellë vendim për problemin me ngrohjen dhe transportin në shkollat e Kërçovës, ku mësimi nuk mbahet prej disa ditësh për shkak të këtyre problemeve.....

Nxënësit nga dita e hënë do të kthehen në bankat shkollore, ndërsa Ministria e Arsimit ka përgatitur programin për plotësimin e orëve të humbura të mësimit. Këtë e konfirmoi zëvendësministri i Arsimit, Spiro Ristovski.
“Qeveria, në seancën e djeshme ka marrë vendim për problemin e shkollave në Kërçovë, ku do të ndahen 50 ton naftë për ngrohje, ndërsa 10 ton për transport. Nafta është e mjaftueshme për dy muaj”- deklaroi zëvendësministri i Arsimit, Spiro Ristovski.
Prej 3 javësh, rreth 1.200 nxënës maqedonas po e bojkotojnë mësimin, për shkak të mungesës së ngrohjes. Shkak për këtë problem është pamundësia e shkollave për të shpallur tender, si pasojë e borxheve të prapambetura. (Gyltene Sinani, TVM2)
