Botë
Shqipëri: një viktimë e 53 raste të reja me covid 19
02.05.2021 19:15
Në Shqipëri ka pasur një rënie drastike të shifrave nga virusi korona gjatë 24 orëve të fundit...

Në Shqipëri ka pasur një rënie drastike të shifrave nga virusi korona gjatë 24 orëve të fundit.
Nga të dhënat rezulton se ka ndërruar jetë vetëm një person ndërsa kanë rezultuar pozitivë 53 persona nga 1535 testime të kryera.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 748 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,920 që nga fillimi i epidemisë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një qytetar 77 vjeçar nga Korça e ka humbur betejën me COVID19.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 124 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
