Maqedoni

“Blackout May”, sot shënohet dita botërore e lirisë së mediave

03.05.2021 10:18

Sot është dita botërore e lirisë së shtypit....

Sot është dita botërore e lirisë së shtypit. 
 
Kjo ditë, që  shënohet që nga viti 1993 e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, shërben për t’ua përkujtuar qeverive nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për lirinë e shtypit dhe po ashtu është një ditë reflektimi në mesin e profesionistëve të mediave për lirinë e shtypit dhe etikën profesionale. Tema e Ditës Botërore të Lirisë së mediav e këtë vit është “Blackout May”, që shërben si përkujtues se si do të dukej një ditë pa media. 3 maji është po ashtu dita e përkujtimit të atyre gazetarëve që e kanë humbur jetën në ndjekje të së vërtetës dhe raportimit profesional.