Maqedoni

KSI propozon orë policore nga ora 23:00

03.05.2021 10:46

Komisioni për Sëmundje Infektive propozin lehtësim të masave edhe më tej....

Komisioni për Sëmundje Infektive propozin lehtësim të masave edhe më tej.
 
Nga e mërkura propozohet që ora policore të nisë nga ora 23:00 dhe kafenetë të punojnë deri në orën 10.30.  Vendimi duhet të miratohet në seancën e nesërme të qeverisë. Megjithatë do të  lejohen të funksionojnë vetëm tarracat verore të objekteve hotelierike.
 
Ndalesa e kufizimit të lëvizjes nuk do të vlejë në festën e  Fitër Bajramit, pra nuk do të ketë kufizime lëvizjeje natën mes 12 dhe 13 majit. 
Ky propozim vjen pasi numri i njerëzve të sapo infektuar me koronavirus ka rënë në ditët e fundit. Dje u regjistruan  105 raste të reja . 
 
Sot,  sipas paralajmërimeve paraprake të ministrit Filipce, fillon  edhe shpërndarja e 200.000 vaksinave të “Sinofarm” që në vend arritën të shtunën dhe që nesër, fillon imunizimi masiv i popullsisë. vaksinat do të shpërndahen në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup si dhe në Kumanovë, Shtip, Kavadar, Tetovë, Ohër dhe Manastir.  
 
Nga e marta pritet  të fillojë vaksinimi masiv i popullatës. Pritjet e autoriteteve janë që të kryhen  10 deri në 15 mijë vaksinime në ditë. Kjo do të bënte që situata epidemiologjike të ndryshojë tërësisht për mirë deri në fillim të verës. 
 
Ministri Filipçe të premten paralajmëroi se priten së shpejti   600,000  vaksina të tjera nga Kina dhe 26,000 nga “Fajzer”. Për momentin është e pasigur arritja e vaksinave “Astra Zeneka”, duke pasur parasysh situatën alarmante  në Indi, ku ato prodhohen.