Maqedoni

Galiçnik, shuhen të gjitha vatrat e zjarrit

03.05.2021 11:02

Të gjitha pikat e nxehta të zjarrit të madh që po digjej nga dje deri natën vonë në një terren të paarritshëm mbi fshatin Galicnik u shuan, thonë autoritetet kompetente. 
 
Të gjitha pikat e nxehta të zjarrit të madh që po digjej nga dje deri natën vonë në një terren të paarritshëm mbi fshatin Galicnik u shuan, thonë autoritetet kompetente. 
 
Sipas tyre, gjatë mbrëmjes, njësitë e shërbimit zjarrfikës së bashku me njësinë speciale të ARM-së, Ujqit, shuan mbetjet e fundit të zjarrit. Sipas Qendrës së Menaxhimit të Krizave, zjarri, i cili u raportua në 13.30, preku një pyll me pisha në terren të paarritshëm dhe për shkak të erës së fortë ekzistonte një rrezik i mundshëm për fshatin Galicnik, por edhe për forcat e angazhuara në shuarjen e tij. Një helikopter i ARM u angazhua  për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, por nuk mund të funksiononte për shkak të erërave të forta.