Maqedoni
Shqipëri, 47 deputetë firmosin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta
03.05.2021 11:16
Grupi parlamentar socialist avancon tentativën e radhës për të shkarkuar Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta...

Grupi parlamentar socialist avancon tentativën e radhës për të shkarkuar Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se 47 deputetë socialistë kanë hedhur firmat për të mbështetur kërkesën e shkarkimit. Burime nga grupi parlamentar thanë se kërkesa dhe firmat janë depozituar në kryesinë e kuvendit që të premten.
Tanimë pritet vendimi për ta futur ne rend të ditës këtë kërkesë. Javën e shkuar, Top Channel raportoi se të gjithë deputetëve socialist i mbërriti një mesazh ku thuhej:
“Bazuar në disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesinë e Grupit Parlamentar kemi vendosur të iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës”.
