Botë

Ambasadorja e OSBE-së në takim me kreun e PD-së

03.05.2021 11:30

Ambasadorja Ursula Gacek, e cila kryeson Misionin e Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR në Tiranë...

Ambasadorja Ursula Gacek, e cila kryeson Misionin e Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR në Tiranë ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, në një takim  me kreun e demokratëve, Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë të selisë blu.
 
Vetë Gacek disa ditë më parë e konsideroi problem shqetësues keqpërdorimin e burimeve të administratës për zgjedhjet e qëndrimin jo të qartë ndaj kufirit mes partisë e shtetit.
 
Pas humbjeve të zgjedhjeve të 25 prillit të Partisë Demokratike, Basha nuk i njohur ato dhe i cilësoi si masakër elektorale duke paralajmëruar se do të përgatisë edhe dosjen me prova për të faktuar këtë pretendim.  Zëra brenda kësaj partie kanë kërkuar largimin e Bashës nga drejtimi i partisë, por nuk dihet ende nëse kjo do të jetë pjesë e diskutimit të tyre.