Botë

Bangladesh, përplasen 2 varka, të paktën 25 viktima

03.05.2021 11:47

Të paktën 25 persona humbën jetën si pasojë e përplasjes së dy varkave...

Të paktën 25 persona humbën jetën si pasojë e përplasjes së dy varkave në një lumë në pjesën qendrore të Bangladeshit.
 
Varka me të paktën 30 pasagjerë u përplas me një tjetër mjet lundrues në Padma, pranë qytetit të Shibchar. Autoritetet arritën të shpëtonin 5 persona, ndërkohë që po vijojnë kërkimet për persona të tjerë të mbijetuar. Aksidentet ujore në Bangladesh janë shumë të zakonshme pasi mijëra njerëz ditë për ditë përdorin varkat për kalimin e lumenjve.