Botë
Turqia nuk do të kërkojë teste PCR për vizitorët nga 16 vende, RMV nuk është në listë
03.05.2021 12:15
Zyrtarët turq kanë thënë se vizitorët nga 16 vende dhe rajone nuk do të duhet të bëjnë një test negativ PCR...

Zyrtarët turq kanë thënë se vizitorët nga 16 vende dhe rajone nuk do të duhet të bëjnë një test negativ PCR kur të udhëtojnë në Turqi, njoftoi agjencia e lajmeve Anatolia.
Ministria e Shëndetësisë e Turqisë njoftoi sot se lista e vendeve dhe rajoneve përfshin Hong Kong, Kinë, Tajvan, Vietnam, Australi, Zelandën e Re, Singapor, Tajlandë, Korenë e Jugut, Izraelin, Japoninë, Britaninë e Madhe, Letoninë, Luksemburgun, Ukrainën dhe Estonia. Maqedonia e Veritu nuk është në këtë listë.
Vendimi hyn në fuqi në 15 maj.
