Botë
Hapen objektet e hotelierisë në Greqi, ulen kufizimet
03.05.2021 13:26
Pas një pauzë gjashtëmujore, për shkak të karantinës dhe kufizimeve, objektet e hotelierisë në Greqi do të hapen sot

Pas një pauzë gjashtëmujore, për shkak të karantinës dhe kufizimeve, objektet e hotelierisë në Greqi do të hapen sot, sipas rregullave dhe protokolleve të veçanta. Zvogëlohet për një orë edhe orari I kufizimit të lëvizjeve.
Ambientet e hotelierisë do të punojnë vetëm në pjesët e jashtme, pa muzikë, me orë të kufizuara pune deri në orën 22:45, qëndrimi në këmbë është i ndaluar, lejohen maksimum gjashtë persona në një tryezë dhe tryezat duhet të jenë në një distancë prej 0.90 deri 1.80 cm, në varësi të vendndodhjes në karrige.
Maska është e detyrueshme për stafin dhe ka një rekomandim të fortë që vizitorët gjithashtu ta përdorin.
Nga punonjësit kërkohet që të bëjnë një test të sigurt ( një test për përdorim shtëpiak) dy herë në javë, dhe shpenzimet për njërin nga testet do të mbulohen nga shteti.
Që nga fillimi i pandemisë, në 15 muajt e fundit, furnizuesit e ushqimit në Greqi janë mbyllur për një total prej tetë muajsh, dy gjatë karantinës së parë dhe gjashtë gjatë karantinës së dytë.
Hapja e ambienteve të hotelierisë nuk do të thotë përfundimi i karantinës në vend, duke pasur parasysh që për të shkuar në një kafe / pije apo restorant, qytetarët do të duhet të dërgojnë një mesazh me tekst, diçka që tashmë është çdo ditë në Greqi për gjashtë muajt e fundit.
