Maqedoni

VMRO-DPMNE dhe LSDM, përplasje rreth marrëveshjes Zaev-Mickovski

03.05.2021 14:49

VMRO-DPMNE ankohet se kërkesat e saj, që ishin edhe pjesë e marrëveshjes Mickovski-Zaev...

VMRO-DPMNE ankohet se kërkesat e saj, që ishin edhe pjesë e marrëveshjes Mickovski-Zaev, po hasin në vesh të shurdhur nga LSDM. Nëse vazhdojnë këto qëndrime të LSDM-së, VMRO-DPMNE nuk e përjashton mundësinë për formimin e disa grupeve parlamentare, me synime për ta bllokuar sërish punën e Kuvendit.
 
“Ajo çdoherë është në opsion dhe e gjithë kjo është reaksion i mosvetëdijesimit i regjimit në Qeveri. Edhe sikur të ketë një marrëveshje në mes të dy liderëve, çdoherë ekziston mundësi për keqpërdorime nga ana e Qeverisë dhe prandaj çdo veprim i ynë është reaksion i veprimeve të kësaj Qeverie në përpjekje për keqpërdorim dhe krijim i lojërave me atë që nënkuptohet marrëveshje, por asnjë marrëveshje nuk mund të jetë më e vlefshme sesa zbatimi i vet ligjeve të vendit.”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
 
Por, nga LSDM e qetësojnë VMRO-DPMNE-në, e cila, sipas partisë në pushtet, nuk duhet të jetë skeptike sa i përket realizimit të kësaj marrëveshjeje. Por, nga LSDM hedhin dyshime se me qëndrime të tilla VMRO-DPMNE-ja po tregon se nuk ka kapacitet dhe guxim për realizimin e marrëveshjes mes liderëve.
 
“Nuk ka kapacitet që të plotësohen ato të cilat janë arritur si pika në marrëveshjen e dy liderëve. Duhet të dimë se qytetarët këtë marrëveshje e priten më shumë pozitivitet, sepse ata duan që të gjitha subjektet politike të punojnë bashkërisht për interesat e qytetarëve. Për sa i përket LSDM-së, ju garantoj se nuk do të ketë bllokim të marrëveshjes.”,- tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska. 
 
Pjesë e marrëveshjes Zaev-Mickovski ishte shtyrja e Regjistrimit të Popullsisë, ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Zgjedhjet Lokale, Tërheqja e amendamenteve dhe debllokimi i Kuvendit, sjellja e pakove ndihmëse, dhe miratimi i disa ligjeve me flamur europian. 
 
FITIM KRYEZIU