Botë

Covid-19, Europa po rihapet, shtetet zbusin kufizimet

03.05.2021 15:47

Edhe pse niveli i infektimit dhe shtrimeve në spital mbetet i lartë, shumë shtete europiane...

Edhe pse niveli i infektimit dhe shtrimeve në spital mbetet i lartë, shumë shtete europiane kanë nisur të lehtësojnë me shumë kujdes kufizimet kundër virusit korona. Nga kjo e hënë, francezët mund të udhëtojnë mes rajoneve dhe pas 1 muaj mësim nga shtëpia, nxënësit nga 11 deri në 18 vjeç u rikthyen në shkolla. Shtetrrethimi gjatë natës mbetet në fuqi, ndërsa baret dhe restorantet në ambientet jashtë do të hapin dyert nga 19 maji.
 
Në Greqi, nha kjo e hënë u hoqën një sërë kufizimesh që kanë qenë në fuqi nga nëntori. Restorantet dhe kafenetë që u lejuan të presin klientë në ambientet e hapura.
 
Hungarezët e pritëm me entuziazëm zbutjen e kufizimeve për personat e vaksinuar, që janë pajisur me kartë imuniteti nga autoritetet. Pasaporta e vaksinimit ju mundëson atyre hyrjen në restorante, hotele, kinema, palestra muze, dhe banjat e famshme termale.
 
Italia ka nisur gjithashtu rihapjen graduale, me rikthimin e nxënësve në shkolla, me muzetë e kinematë që po presin sërish klientë. Në fundjavë, shumë prej plazheve morën dritën jeshile për të nisur sezonin turistik.
 
Komisioni evropian ndërkohë, rekomandon që shtetasve të huaj, të vaksinuar me vaksinat e  miratuara nga BE,  dhe atyre që vijnë nga shtetet ku gjendja epidemiologjike është e volitshme, t’u lejohet të udhëtojnë pa kufizime në vendet e BE-së. Komisioni Evropian ofroi edhe mekanizëm të ri “ndalesë urgjente”, me të cilën do të mundësohet zbatimi urgjent i kufizimeve për udhëtime për të gjitha vendet, ku gjendja epidemiologjike mund të përkeqësohet përnjëherë. Vendet-anëtare të BE-së do të duhej të martën të debatojnë për këtë propozim për të cilin nevojitet  pajtueshmëri e tërësishme nga të gjitha shtete anëtare. 
 
 
Indi, situatë katastrofike me pandeminë Covid-19
 
Teksa Europa mendon për lirinë e shumëpritur të lëvizjes, në Indi situata vazhdon të jetë alarmante. Rreth 30-32 trupa të viktimave të koronavirusit digjen çdo ditë në krematoriumin e Shivpurit. Sistemi shëndetësor është në prag kolapsit dhe shumë pacientë zgjedhin të vdesin në banesa se sa të shkojnë në spitale. Autoritetet nuk janë në gjendje të sigurojnë furnizime të qëndrueshme me oksigjen dhe njerëzit e dëshpëruar kërkojnë ndihmë nëpër rrugë e rrjete sociale. Infektimet vijojnë të jenë në shifra rekord, me 392 mijë raste të shënuara vetëm të dielën. Teksa vendi po lufton të frenojë valën e paprecedentë të infektimeve dhe vdekjeve, qytetarët dënuan me votë Partinë e kryeministrit, Narendra Modi, që humbi të dielën zgjedhjet në shtetin kyç të Bengalit perëndimor.


ZEKIRJA MEXHITI