Zgjidhet problemi me ngrohjen në shkollat e Kërçovës
Qeveria vendosi që 60 ton naftë nga rezervat shtetërore t’i jepen shkollave të Komunës së Kërçovës, prej të cilave 50 ton do të jenë të dedikuara për ngrohje, ndërsa 10 për transport të nxënësve........

Nafta do të jetë e siguruar deri në fund të janarit, ndërsa ky vendim u bazua në nevojat specifike, apo borxhet e trashëguara që kishte kjo komunë nga ish-komunat e mëhershme, ndërkohë që në këto momente qeveria nuk do të mund të sigurojë naftë edhe për komunat tjera.
“Me këtë besoj se do të tejkalohet problemi përkohësisht dhe në bashkëpunim me Komunën e Kërçovës u dakorduam që komuna të fillojë me procedurën për sigurimin e naftës së mjaftueshme, por edhe për transport. 6o ton naftë për ngrohje dhe transport do të jenë të mjaftueshme deri në fund të janarit 2015”- deklaroi ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi.
Ende po punohet në formulimin e konceptit të provimit shtetëror, tha Ademi, duke sqaruar detajet për mënyrën e paraqitjes së provimeve.
“3 paraqitje janë papagesë, ndërsa nga paraqitja e katër do të fillojë pagesa, do të ketë rritje të çmimit për paraqitje nga 100 denarë deri në paraqitjen e katërt dhe paraqitja e shtatë do të arrijë 12 mijë denarë”- tha Ademi.
Për sa i përket ftesës për t’u takuar me studentët që protestuan kundër një vendimi të tillë, Ademi tha se është i hapur për takime, por në këtë moment nuk ka koncept të shkruar, por kur do definohet koncepti, debati do të jetë i hapur për të gjithë, me siguri edhe për studentët. (Flutura Latifi, TVM2)
