Maqedoni

Zaev: Informata publike e mirë, dezinformimi rrezik

03.05.2021 16:16

Informata publike është e mirë. Dezinformata është rreziku, porositi kryeministri, Zoran Zaev...

Informata publike është e mirë. Dezinformata është rreziku, porositi kryeministri, Zoran Zaev, në urimin e tij deri te punëtorët mediatikë me rastin e 3 Majit – Ditës së Lirisë së Mediumeve.
 
“Në Ditën Botërore të Lirisë së Mediumeve, me rëndësi është të përsërisim dhe të konfirmojmë se në Maqedoninë e Veriut asnjëherë më nuk do të lejojmë që institucionet të fshehin informata. Autoritetet të cilët te ne kanë fshehur informata, e kanë robëruar shtetin. Prej vitit 2017 i kemi hapur institucionet, i deklasifikuam të dhënat për harxhimet dhe filluam të publikojmë një sërë dokumentesh dhe komplete të dhënash. Me këtë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila në vitin 2016 ishte në vendin e fundit, tani tre vite me radhë është e para sipas transparencës në rajon”, shkruan në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Zaev.
 
"Se situatat me mediumet nga viti 2017 vazhdimisht po përmirësohet, konfirmon edhe raporti vjetor për liritë i “Fridom Haus”, ku thuhet se në Maqedoninë e Veriut rritet numri i mediumeve kritike dhe të pavarura, posaçërisht të onlajn platformave, ndërsa indikatori më i rëndësishëm në raportin e “Reporterëve pa kufij” është se prej vitit 2017  kemi trend pozitiv të rritjes, që nuk ishte rast me Qeverinë e kaluar”, ka shkruar Zaev.