Maqedoni
Kovid-19, 25 të vdekur, 62 të infektuar e 398 të shëruar
03.05.2021 17:34
Vazhdon të shënojë rënie numri i të infektuarve me Kovid-19 në vend...

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 62 të infektuar. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 572 të testuar, 62 persona kanë rezultuar pozitiv, derisa janë shëruar 398 persona.
Nga ana tjetër numri i të vdekurve vazhdon të jetë i lartë. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 25 persona, 10 prej të cilëve në Shkup, ndërsa në mesin e të vdekurve është edhe një 36 vjeçar nga Tetova.
Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të infektuarve është 152 mijë e 747 persona, 133 mijë 871 prej të cilëve janë shëruar, 4 mijë e 961 kanë humbur jetën, ndërsa 13 mijë e 915 persona aktualisht janë të prekur me Kovid-19.
