Jashari: Masa preventive për të luftuar korrupsionin
Mbrojtja e shteteve nga veprat e korrupsionit dhe bartja e të mirave materiale në vende të tjera, si dhe dekurajimi i autorëve të veprave korruptive janë masat për të cilat duhet të krijohet bazë ligjore, të cilat janë të parapara në Konventën e KB-së Kundër Korrupsionit.......

Kjo sot u konstatua në konferencën me temë “"Kërkesat dhe rekomandimet në implementimin e dispozitave për masat parandaluese dhe për kthimin e pronës së Konventës të KB-së kundër korrupsionit”.
“Kjo paraqet krijimin e kapaciteteve më të fuqishme të bashkëpunimit mes shteteve. Bëhet fjalë për dispozita me të cilat do të mbrohen vetë shtetet nga vepra penale korruptive dhe bartjen e të mirave materiale në shtet tjetër. Ndërsa nga ana tjetër, ajo do të thotë se vetë krijuesit e veprave korruptive të jenë të pafuqishëm dhe të mos kenë hapësirë ku të fshehin atë pronë të fituar në mënyrë të kundërligjshme”- deklaroi kryetari i KSHPK-së, Gjorgi Slamkov.
“Në konferencën e sotme do të shqyrtojmë praktikat aktuale, por edhe do të shkëmbejmë përvoja dhe do të shqyrtojmë hapat që do të ndërmerren në të ardhmen”- tha udhëheqësja e Sektorit për Sundim Demokratik në misionin e OSBE-së, Joana Kozma.
Nga Ministria e Drejtësisë, thonë se ato në kontinuitet koordinojnë harmonizimin e legjislacionit vendor me dispozitat e konventës, si dhe implementimin e saj në praktikë.
“Si rezultat i kësaj kanë formuar grup punues, i cili do të bëjë harmonizimin e Ligjit për Mbrojtje nga Korrupsioni me dispozitat e kësaj konvente, në veçanti me pjesën që sot është temë debati këtu, që ka të bëjë me masat preventive, apo atë që ne sot e quajmë si inkorporim i ashtuquajtur sistem i integritetit dhe të kthimit të pasurisë së fituar nga vepra të tjera kriminale, siç janë ato të korrupsionit”- tha ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari.
Gjatë prezantimit, përvojat e tyre i ndanë edhe drejtorët, ai i Agjencisë për Parandalimin e Mashtrimeve në Katalonia dhe ai i Agjencisë për Luftë Kundër Korrupsionit në Serbi. (Sanije Kasami, TVM2)
