Botë

Kosovë, 4 të vdekur dhe 101 të infektuar

03.05.2021 18:52

Në Kosovë, në 24 orët e fundit virusi Korona u ka marrë jetën edhe 4 personave...

Po ashtu janë regjistruar 101 raste të infektimit me këtë virus, nga 2 mijë e 52 të testuar.

Autoritetet shëndetësore njëherit njoftuan për 421 pacientë të shëruar, derisa raste aktive janë 7983 persona.

Prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë regjistruar 105 mijë e 636 pacientë me Kovid-19. Prej tyre 2187 kanë vdekur.