Botë

Shqipëri, dy të vdekur e 38 raste të reja

03.05.2021 19:18

Situata e COVID-19 në Shqipëri po shkon drejt stabilizimit...

Në 24 orët e fundit, nga 1762 testime, pozitiv kanë rezultuar 38 qytetarë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 111,792 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Njëherit një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 83 dhe 90 vjeç kanë humbur betejën me COVID-19.

Deri tani në Shqipëri janë vaksinuar më shumë se gjysmë milion qytetarë.