Jankullovska: Masa sistemore për parandalimin e dhunës
Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të ngjarjeve ku ka eskalim të dhunës, e sidomos të dhunës në familje......

Vrasja e trefishtë në Zletovë, që ndodhi ditë më parë, duket se ka shqetësuar dhe ka detyruar zyrtarët e ministrisë që të ndërmarrin masa më rigoroze.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, tha se po merren masa sistemore për parandalimin e dhunës, përfshirë edhe Ligjin e ri për Parandalimin e Dhunës, i cili pritet që të hyjë në fuqi prej vitit të ardhshëm.
“Nëse një i punësuar në MPB kryen një vepër penale me elemente të dhunës, apo kemi njohuri dhe informacione se për rrethana të ndryshme në jetën e tij private ekziston mundësia të ketë kryer vepër penale me elemente të dhunës, atëherë i punësuari u nënshtrohet masave disiplinuese, të cilat nënkuptojnë suspendimin dhe dorëzimin e pajisjeve dhe armatimit personal. Kjo do të thotë se ai nuk do ta përdorë armën deri në përfundimin e kësaj procedure”- deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Gjithashtu, Jankullovska njoftoi se po bisedohet për ndërmarrjen e disa masave të caktuara, të cilat do të thonë zgjidhje të reja normative, të cilat kanë të bëjnë me një rregullativë më rigoroze për disponimin dhe përdorimin e armëve zyrtare, pasi që Ligji për Armë ka të bëjë vetëm me armët të cilat janë me leje posedimi privat. Këtë Jankullovska e bëri të ditur me rastin e hapjes së konferencës rajonale me temë "Reformat në polici në kuadër të sistemit penal-juridik dhe zbatimi i tyre". (Ersan Pajaziti, TVM2)
