Osmani vazhdon turneun diplomatik, sot qëndron në Danimarkë
Ministri i Jashtëm Bujar Osmani....

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, i cili është në një turne evropian si pjesë e veprimtarisë së përforcuar diplomatike para vendeve anëtare të BE, do të qëndrojë sot në Kopenhagë, për t'u takuar me homologun e tij, Jepe Kofod.
Përveç marrëdhënieve dypalëshe, temat kryesore të takimeve janë dosja evropiane e vendit dhe sigurimi i mbështetjes me një qëllim të qartë të zbatimit të vendimit për fillimin e negociatave nga Këshilli i BE nga marsi i vitit të kaluar, duke miratuar kornizën negociuese dhe me mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.
Turi diplomatik i Osmanit vazhdon nesër në Stokholm ku do të pritet nga Ministrja e Jashtme Suedeze Anne Linde.
Ky turne zhvillohet në një periudhë të aktivitetit të intensifikuar diplomatik, në kontekstin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.
