Varhejli sot në Shkup, në fokus të takimeve pandemia dhe vaksinat nga BE

04.05.2021 10:05

Eurokomisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi...

Eurokomisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka nisur që dje një turne ballkanik që si stacion të parë kishte mbrëmë Beogradin ndërsa sot pasdite do të qëndrojë në Shkup

Në këtë vizitë në Ballkan,  Varhejli  me vete sjell edhe sasinë e vaksinave që BE ka financuar për vendet e rajonit për të përcjellë porosinë se Unioni  kujdeset për partnerët .

Ai në këtë tur ballkanik shoqërohet nga ministrja austriake për Evropën, Karoline Edtstadler. Varhelyi do të takohet  me kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa bashkërisht me ministrin Filipçe do ta vizitojnë pikën vaksinale “Boris Trajkovski” në Shkup.

“Për Maqedoninë e Veriut, BE siguroi rreth 230 milionë euro për pajisje mjekësore si dhe për mbështetjen e pasojave socio-ekonomike nga pandemia”, thuhet në njoftimin e Delegacionit të BE-së në Shkup.

651.000 doza të vaksianve “Pfizer” do të çohen në Ballkanin Perëndimor, 119.123 vaksina janë të destinuara për Maqedoninë e Veriut. Vaksinat janë financuar nga paketa 70 milionë euro që Komisioni Evropian e miratoi në dhjetor të vitit të kaluar.