Nis imunizimi masiv me vaksinën kineze priten sot vaksinat e reja nga BE
Prej sot fillon vaksinimi masiv anti COVID....

Prej sot fillon vaksinimi masiv anti COVID me vaksinën kineze “Sinofarm”.
Gjatë javës së kaluar kanë arritut 200 mijë vaksina kineze, ndërkaq sot pritet të arrijnë edhe dërgesa e parë e vaksinave donacion i Bashkimit Evropian të kompanisë Pfizer.
6 pikat e vaksinimit siç kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, tanimë janë gati.
Atje pritet të vaksinohen edhe qytetarët që punojnë në infrastrukturë kritike dhe ata që kanë shprehur interesim në ueb faqen vakcinacija.mk. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka paralajmëruar se deri në fund të majit, punkte për vaksinimin masiv do të ketë edhe në Veles dhe në Prilep.
Deri tani, në vend janë vaksinuar 61 mijë e 603 qytetarë, ndërsa përmes aplikacionit online janë paraqitur 218 mijë e 577 qytetarë. Këtë javë me vaksinën kineze do të vaksinohen edhe anëtarët e kabinetit qeveritarë, përfshi minsitrin e shëndetësisë Venko Filipçe.
Ministria e Shëndetësisë ndërkohë propozon zbutjen e masave kufizuese. Vendimi pritet të miratohet sot nga Qeveria, ndërsa të hyjë në fuqi nga 5 maji.
Zbutja e masave vjen në një kohë që shifrat e infektimeve po bien ndjeshëm.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 62 të infektuar dhe janë shëruar 398 persona. Shqetesues mbetet numri I fataliteteve. Dje shifrat treguan për 25 viktima nga Covid 19.
