Raporti i Anti-korrupsionit para deputetëve në Komisionin për Sitem Politik
04.05.2021 10:19
Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie...

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive sot do të shqyrtojë raportin e punës së Komisionit Anti-korrupsion për vitin 2020. Gjatë vitit të kaluar janë formuar 102 lëndë me vetiniciativë njoftojnë nga Antikorrupsioni.
“Rritja e ndërgjegjësimit dhe guximit të qytetarëve që të denoncojnë paligjshmëri dhe parregullsi te zyrtarët bëri që Komisioni Anti-korrupsion gjatë vitit 2020 të pranojë 550 denoncime nga qytetarë me dyshime se ka korrupsion, keqpërdorim të funksionit publik dhe konflikt interesi”, thuhet në raportin vjetor të Komisioni Anti-korrupsion.
