Bekteshi në Bruksel për takime me Nënkryetarin e KE-së Dombrovskis, eurokomesarin Gentiloni dhe me Drejtorin e CEFTA-s Djikic
04.05.2021 10:46
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi...

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nga sot deri të enjten , do të qëndroj për vizitë në Bruksel.
Gjatë vizitës, ministri Bekteshi do të realizoj takime pune me nënkryetarin ekzekutiv të Komisionit Europian, Valdis Dombrovskis, me komisionerin për Ekonomi, Paolo Gentiloni, si dhe me Emir Djikic, Drejtorin e Sekretariatit të CEFTA-s dhe me ambasadorët e shteteve anëtare të CEFTA-s.
Gjatë vizitës do të diskutohen reformat në fushën e tregtisë, zgjerimi i Korridoreve të Gjelbra dhe në vendkalimet me BE-në, Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, si dhe kryesimi i Maqedonisë së Veriut me CEFTA-n.
