Meksikë, shembet ura e metrosë, të paktën 23 viktima

04.05.2021 10:59

Një aksident i rëndë hekurudhor...

Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar në kryeqytetin e Meksikës, kur një urë e metrosë Aerotrén u shemb ndërsa mbi të po kalonte një tren me pasagjerë.

Si pasojë e aksidentit të paktën 23 persona kanë humbur jetën dhe 70 të tjerë janë lënduar. Ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë punën për të mbijetuar.

Aksidenti ndodhi shumë pranë stacionit të Olivos, në linjën nr.12 të metrosë së kryeqytetit meksikan.

Shkaqet janë ende të paqarta dhe një hetim ka nisur për nxjerrjen e përgjegjësive.