Mblidhet për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë pas zgjedhjeve të 25 prillit
Sot Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet për herë të parë...

Sot Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Seanca do të nisë nën drejtimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe në të do të shqyrtohen disa projekt-ligje të kthyera nga presidenti Ilir Meta.
Në rendin e ditës nuk është parashikuar çështja e shkarkimit të Metës por kjo nuk e përjashton që të futet në rend të ditës nga seanca plenare.
Kjo është hera e dytë që shumica parlamentare do të nisë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit. Herën e parë, gjithçka nisi për shkak të ç’dekretimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.
Sot, kjo procedurë ka nisur pas përfshirjes së tij në fushatë në shkelje të Kushtetutës.
Mandati i deputetëve aktualë në Kuvendit të Shqipërisë, përfundon në muajin shtator, kohë në të cilën pritet që të bëhet edhe betimi i ligjvënësve të rinj.
